Vitia akuzon opozitën për bllokadë: E drejta për kryetarin e Kuvendit është e jona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia akuzon opozitën për bllokadë: E drejta për kryetarin e Kuvendit është e jona

    Insajderi
    28 April 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka akuzuar partitë opozitare për pengimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e konsideruar të padrejtë imponimin e një kandidati nga opozita për postin e kryetarit të Kuvendit.

    Vitia tha se është e drejtë ekskluzive e LVV-së, si fituese e zgjedhjeve, të propozojë kandidaten për kryetare të Kuvendit, duke theksuar se në këtë rast është Albulena Haxhiu.

    Ai shtoi se vetëm pas zgjedhjes së kryetares dhe nënkryetarëve mund të diskutohet për hapat e tjerë, përfshirë edhe mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    “Kanë vendosur që të bllokojnë. Bllokuesit janë ata. Është e drejtë kushtetuese që ne ta paraqesim kandidaten tonë dhe të vazhdojmë me hapat e tjerë”, tha për RTV21, raporton Insajderi.

    Ai e cilësoi si të papranueshme që opozita të tentojë të imponojë kandidat për kryetar Kuvendi dhe e konsideroi këtë si shkaktar të një bllokade të panevojshme në procesin parlamentar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark