×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia i uron shërim të shpejtë Kusari-Lilës, bën thirrje të shtohen kontrollat për mamografi

    Insajderi
    08 November 2024 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka uruar shërim të shpejt shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

    Në një postim në Facebook, ai bëri thirrje që të gjitha vajzat dhe gratë të kenë sa më shumë kontrolla për identifikim të hershëm të kancerit të gjirit.

    Shërim të plotë e kthim të shpejtë në aktivitetet që udhëheq! Qofsh çdo herë e fortë si deri më sot!”

    “Të dashura gra e vajza, me këtë rast i bashkohem thirrjes së Mimozës për kontrolla të rregullta siç është mamografia”.

    “Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit jo vetëm shpëton jetë por edhe pasojat janë minimale”, ka thënë Vitia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark