×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia ndjek shembullin e Prishtinës: Ndalon përdorimin e doracakëve për Edukimin Seksual në shkolla

    Insajderi
    14 November 2024 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave të tjera, edhe Komuna e Vitisë ka vendosur të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e saj, shkruan Insajderi.

    Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ka njoftuar se vendimi për këtë masë do të merret nesër, ndërsa ka shtuar se ky veprim ka ardhur pas shqyrtimit të përmbajtjes së udhëzimeve dhe shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të Komunës dhe prindër të nxënësve.

    Sipas tij, ka pasur shqetësime lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara për moshat e ndryshme.

    “Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm” tha Haliti.

    Ai theksoi se ky vendim është marrë me qëllim mbrojtjen e interesave dhe mirëqenies së nxënësve, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat e komunitetit të Vitisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark