Vitin e ardhshëm nis ndërtimi i autostradës Merdare-Nish – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitin e ardhshëm nis ndërtimi i autostradës Merdare-Nish

    Insajderi
    17 March 2017 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dokumentacioni i projektit për autostradën nga Nishi për në Merdarë prej 77 kilometrash do të kryet deri në verë, ndërsa punimet në ndërtim mund të fillojnë vitin e ardhshëm ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e ndërtimit, trafikut dhe infrastrukturës së Serbisë Zorana Mihajlovic.

    Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se cilat punime priten pas samitit të Sarajevës në të cilin është biseduar për projektet regjionale infrastrukturore, Mihajlovic ka thënë se gjithqysh do të ndërtohet autostrada Nish-Prishtinë.

    “Po kryhet dokumentacioni projektues dhe teknik gjatë verës, të cilin e financon Fondi evropian për Ballkanin Perëndimor. Besoj se në Trieshtë sivjet do të bisedohet për mënyrën e financimit”, ka thënë Mihajlovic.

    Ajo ka thënë se Serbia së shpejti do të përfundoj eksproprijimin e  tokave dhe nëse kryet dokumentacioni deri në gjysmën e këtij viti dhe nëse hyjnë në modelet e financimit mund të filloj ndërtimi vitin e ardhshëm, shkruan gazetametro.net.

    Ministrja ka vlerësuar si joserioze deklaratën e Vuk Jeremic’it se qeveria me projektin e autostradës Nish-Prishtinë po ndihmon krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke theksuar se autostradat janë mënyra më e mirë që Serbia të lidhet me rajonin.

    Ajo ka thënë se mesazhi kryesor i bisedës në mes të kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit serb Aleksandar Vucic ishte pikërisht lidhja infrastrukturore e autostradës Nish-Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark