×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitin e kaluar i ‘çorientoi’ prindërit e nxënësit, sivjet ministres Nagavci i bie herët ndërmend furnizimi me tekste shkollore

    Insajderi
    24 July 2024 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media gjatë ditës ka folur lidhur me procesin e furnizimit të shkollave me tekste shkollore.

    Ajo tha se kanë filluar punën sa i përket çështjeve të furnizimit të shkollave me tekste shkollore.

    “Janë finalizuar listat me tekstet e miratuara, janë ndarë të njëjtat me drejtoritë komunale të arsimit. Është kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit që katalogu të ndahet në shkolla dhe të zgjedhën nga aktivet profesionale, gjegjësisht këshillat drejtues të miratojnë lista e teksteve që propozohen për përdorim në shkollë. Të njëjta na janë dorëzuar në fund të javës së kaluar në Ministri të Arsimit… dhe tashmë janë pranuar edhe prej shtëpive botuese të dhënat e para në lidhje me negocimin e çmimeve dhe procesin deri te finalizimi i teksteve”, tha ajo.

    Kujtojmë se vitin e kaluar edhe pse kishte filluar procesi mësimor disa prej nxënësve nuk ishin të furnizuar me libra për shkak të radhëve të gjata në librari, sepse Ministria e Arsimit nuk arriti marrëveshje me shtëpitë botuese dhe u desht që nxënësit t’i blinin në librari vet, e më pas u financuan nga Qeveria.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark