Rrjeti i dyqaneve “Viva Fresh Store” ka kohë që i ndihmon bujqit kosovarë në rritjen e bizneseve të tyre, duke i mbështetur ata në shitjen e produkteve nëpërmjet 120 pikave nëpër Kosovë.
Kapaciteti i bujkut Bekim Vokrri arrin në 5 tonë karota brenda orës dhe një prej shqetësimeve të tij ishte se si të sigurohej tregu për shitjen e këtyre karotave.
Mirëpo këtë brengë ia ka hequr gjiganti “Viva Fresh Store” që tani shet karotat vendore nëpër Kosovë.
“Jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin që e kem, sepse malli çohet në një pikë, ata e çojnë në 100 pika. Ka qenë lehtësim i madh, e kem konsumatorin kyç”, ka thënë bujku Vokrri.
Për më shumë ndiqni videon: