Zajdin Kelmendi nga Rahoveci ka arritur që t’i shesë të gjitha produktet që i kultivon në tokën e tij përmes Viva Fresh Store, e cila tashmë është bërë një destinacion i sigurt për prodhimet e tij bujqësore.
Kjo përmes iniciativës për të mbështetur të gjithë prodhuesit vendorë.
“Viva Fresh na ka pshtu, ka ardhë mbi 24 hektarë bostona, speca, krejt m’i ka marrë vetë, krejt e ka shit…”
Rrjeti i dyqaneve Viva Fresh ka përdorur qendrën e saj logjistike për të shpërndarë këto produkte në 120 pika në të gjithë territorin e Kosovës.
Përmes kësaj ka siguruar që të gjithë konsumatorët e Kosovës të kenë mundësi të furnizohen me pemë dhe perime nga prodhuesit vendorë.
Pikërisht kjo ndihmë që Viva Fresh po ofron ka motivuar fermerët në zgjerimin e bizneseve të tyre.
Të njëjtën e thotë edhe fermeri Nazmi Blakaj.
“Ky bashkëpunim me Viva Fresh po na motivon dhe po na rrit vullnetin që të zgjerohemi dhe të punojmë edhe më shumë…”.
Nga stafi i Viva Fresh Store tregojnë edhe rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla.
Përfaqësuesi i Viva Fresh Store Burim Kuqi tha se mbesin të përkushtuar për mbështetjen e prodhimeve vendore.
“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim prodhuesit vendorë dhe të sigurojmë që konsumatorët tanë të kenë qasje në produktet më të freskëta dhe cilësore. Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të gjatë dhe të frytshëm”.
Në qershor të këtij viti, Viva Fresh Store, në bashkëpunim me USAID-in, organizoi edhe një ngjarje për prodhuesit vendorë, duke prezantuar mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për prodhuesit lokalë.
Videon mund ta shihni këtu: