Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBVK”, Vivien Thano, ishte e ftuara e puntatës së sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”.
E pyetur nga moderatorja e emisionit, Ester Bylyku nëse mban akoma kontakte me familjarët e ish-it të saj, Getinjos, ajo u shpreh se tani jo më.
Pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: A mban kontakt me familjarët e ish-partnerit?
Vivien Thano: Familjarët e afërt tani jo por pas ndarjes I kam mbajtur. Tani, ndoshta është një mesazh, ndoshta është ndonjë koment diçka me kushurinjtë e tij, por jo se është diçka që na dhemb të dyja palëve.
Ester Bylyku: As me rrethin e afërt vëllai, mami, babi?
Vivien Thano: Jo.