×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Vizatimi i shqiptares nga Kosova, ilustrim në New York Times

    Insajderi
    11 September 2016 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shkrim sot në New York Times është ilustruar me fotografitë e një vajze shqiptare, njofton KultPlus, transmeton Insajderi.

    Teksti i Sophie Downes, “Trigger Warnings, Safe Spaces and Free Speech Too” është ilustruar me fotografitë e Arta Ajetit.

    Arta Ajeti është studente në Parsons the New School for Design. Ajo pikturon e vizaton që nga mosha e re, ndërsa në një intervistë dhënë webfaqes së fakultetit ku studion, ajo thtoë se e ka ditur që do të bëhet artiste qysh e re.

    art

    “Në vetë emrin tim ka art. E dua surealizmin dhe Salvador Dalin. Jam më pak ekspresioniste, por më pëlqen e çuditshmja” thotë Arta në këtë intervistë të realizuar në nëntor të vitit të kaluar, kur Arta Ajeti ishte zgjedhur studentja e muajit, shkruan KultPlus.

    Shkrimi që sot mban vulën e ilustrimit të Ajetit flet mbi hapësirat e sigurta brenda një kampusi të universitetit, si dhe Trigger Warnings – ose shkrimet të cilat qysh në fillim tregojnë se brenda mund të ketë material që dikush mund ta perceptojë si të dëmshëm.

    iu

    Ky është edhe shkrimi i parë në një seri artikujsh që vijnë nga profesorët, studentët dhe administratorët e edukimit në Nju Jork.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark