Vizioni për Ferizajn: Agim Aliu në garë për kryetar, Maliq Muharremi përfaqësues në Kuvend - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Vizioni për Ferizajn: Agim Aliu në garë për kryetar, Maliq Muharremi përfaqësues në Kuvend

    Insajderi
    22 September 2025 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në garën zgjedhore për Ferizajn, kryetari aktual Agim Aliu synon një mandat të ri, ndërsa Maliq Muharremi është shpallur kandidat për asamble komunale.

    Muharremi ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin disa vjeçar me Aliun, duke theksuar se rrugëtimi i përbashkët ka qenë privilegj dhe përgjegjësi e madhe.

    “Bashkërrugëtimi për afro një dekadë me kryetarin Agim Aliu ka qenë privilegj, nder dhe përgjegjësi e madhe. Në çdo hap të angazhimit tim si zyrtar komunal, kam pasur përkrahjen dhe besimin e tij, duke bashkëpunuar ngushtë në sfidat dhe projektet që lidhen drejtpërdrejt me interesin e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

    Sipas Muharremit, kjo përvojë nuk ka qenë vetëm punë institucionale, por edhe një “shkollë e vërtetë e shërbimit publik”, ku përkushtimi dhe vizioni për zhvillim kanë qenë udhërrëfyes.

    Ai shtoi se kandidimi i tij për Kuvendin e Komunës së Ferizajt është një nder i madh dhe se nën udhëheqjen e Aliut, qyteti do të bëjë hapin tjetër të madh drejt zhvillimit.

    “Është nder i madh për mua që më është dhënë besimi të jem kandidat për Kuvendin e Komunës së Ferizajt. Nën udhëheqjen e kryetarit Agim Aliu, jam i bindur se do të bëjmë hapin tjetër të madh drejt zhvillimit të qytetit tonë. votoAgimAliun191 votoMaliqMuharremin34″.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark