×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Vulin në Moskë, reagon BE

    Insajderi
    15 August 2024 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Europian ka reaguar ndaj Serbisë pasi zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin zhvilloi një vizitë në Moskë, ku u takua me zyrtarët e Kremlinit.

    Brukseli reagoi duke thënë se takime të tilla në Rusi, në një kohë kur vijon agresioni ndaj Ukrainës, janë kundër vlerave të bllokut dhe procesit të anëtarësimit.

    “BE-ja ka qenë e qartë me partnerët: raportet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuara dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës. Duam që të gjitha shtetet kandidate t’i konsiderojmë si partnere të besueshme europiane me parime të përbashkëta, vlera, siguri dhe prosperitet”, thuhet në reagimin e BE, shkruan a2cnn.

    Vulin, sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, ka falënderuar strukturat ruse të sigurisë për “paralajmërimin lidhur me planifikimin e trazirave masive dhe një tentim grushtshteti” në Serbi.

    Gjatë vizitën në Moskë, Vulin i tha ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, se Serbia është krenare që nuk është pjesë e “histerisë antiruse”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark