
Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka vazhduar takimet me qytetarë.
Ai fillimisht ka vizituar, kompaninë Ciao Berto, nga foli për suksesin e tyre.
“Vizituam sot kompaninë Ciao Berto, brendin e njohur tashmë botëror nga Vushtrria. Familja Krasniqi kanë arritur të eksportojnë në SHBA ku 80% e produkteve të kësaj kompanie tani eksportohen. Mbeshtetja e tyre forcë për fitoren tonë”, shkroi ai.
Tahiri, u mirëprit edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri.
“Në atmosferë vllazërore u pritëm në Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri nga Kryetari Dr. Ejup Haziri dhe efendilerët e respektuar”, tha ai.
Në fund, ai gjeti kohë për ta takuar edhe një veteran të LDK-së.
Mbramjen e përfundova në konakun e veteranit te LDK, shoku i babës tim Shaip Asllani. Bisedë shpirtnore për një kohë që nuk përsëritet më!