Vizita në LDK, Duda Balje flet për Insajderin dhe zbulon detaje nga takimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vizita në LDK, Duda Balje flet për Insajderin dhe zbulon detaje nga takimi

    Insajderi
    27 September 2022 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dude Balje në prononcim për Gazetën Insajderi është deklaruar për takimin e sotëm që zhvilloi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhkun.

    Kryetarja e Unionit Socialdemokrat u shpreh ishte vet ajo që e ka kërkuar një takim të tillë.

    “Takimi me LDK është kërkuar nga ana ime. Takimi ka qenë i shkurtër dhe pa shumë mundësi për të diskutuar shumë detaje”, ka thënë Balije për insajderin.

    Ajo tha se deri tash nuk ka pasur ofertë për kalim në LDK.

    “Jo, nuk kam marrë ofertë për kalim në LDK, por as nuk kemi folur për këtë temë”, tha ajo duke shtuar se vazhdon që të qëndroj me grupin e Vetëvendosjes.

    “Kemi biseduar për tema aktuale si dhe për tema që janë bërë mediale, si Kodi Civil p.sh”, tha ajo.

    Balje i tha Insajderit se me LDK ka diskutuar edhe për tema të komunitetit boshnjak.

    “U kam treguar që në zyrën e kryeministrit kam bërë kërkesë për rregullimin e çative të disa pjesëtarëve të komuniteti boshnjak që janë të varfër dhe ende nuk kam marrë përgjigje. Abdixhiku ka qenë i interesuar të di për gjendjen e komunitetit tonë”, tha ajo për Insajderin.

    Balje tha se planifikon që të ketë vizita të tilla edhe me lider partish tjera në vend si kryetare e partisë, e jo nga ndonjë pozitë tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark