Vizita urgjente e Kurtit te Rama, kjo ishte tema e takimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita urgjente e Kurtit te Rama, kjo ishte tema e takimit

    Insajderi
    13 September 2022 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua sot për dy orë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Top Channel mëson se në drekën e punës përveç dy kryeministrave ishte edhe zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, njeriu që udhëheq negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

    Në takimin prej  120 minuta me vetëm tre protagonistë, kryeministrat Rama e Kurti bashkë me Bislimin, mësohet se është folur për dy çështje:

    Dialogun Prishtinë-Beograd dhe sulmet kibernetike në Shqipëri dhe së fundmi edhe në Kosovë.

    Duke dalë nga Vila 31, kryeministri Edi Rama e ka vijuar bisedën me zëvendës kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.

    Zyrat e shtypit të dy kryeministrave për momentin nuk bënë asnjë koment për këtë drekë punë në Tiranë.

    Për të fundit herë, dy kryeministrat janë takuar në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë, ku u nënshkruan disa marrëveshje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark