Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar, një javë, në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Insajderi.
E shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, presidentja Osmani ka zhvilluar takime me delegacione të disa shteteve, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm por asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikan.
Ndonëse, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës, iu deshtë që udhëtimin e saj zyrtarë në New York ta përfundoj para kohës, Osmani për shtatë ditë nuk u prit nga asnjë zyrtar i administratës amerikane.
Nga komunikatat për media të lëshuara zyra e Presidentes, thuhet se Osmani ka zhvilluar takime me delegacione të disa shteteve, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Osmani ka takuar edhe ish presidentin amerikan, Bill Clinton dhe gjeneralin e forcave të armatosura të SHBA-së Wesley Clark.
Përpos këtyre, Osmani në këtë udhëtim ka takuar edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg dhe sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike.
Gazeta Insajderi ka renditur të gjitha takimet që presidentja Osmani ka zhvilluar në SHBA:
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla u takuan me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla u takuan me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike
Presidentja Osmani takoi presidentin e Kostarikës, Carlos Alvarado Quesada
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan ministrin e Jashtëm të Irlandës, Simon Coveney
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan presidentin e Guajanës, Mohamed Irfaan Ali
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg
Presidentja Osmani takoi presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández Alvarado
Presidentja Osmani takoi presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández Alvarado
Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah
Presidentja Osmani takoi presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan presidentin e Senegalit, Macky Sall
Presidentja Osmani u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto
Komunikatë e përbashkët e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryetarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan kryeministrin e Holandës, Mark Rutte
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan kryeministrin e Belizesë, John Briceño./ Gazeta Insajderi/