"Vizitë në Kosovën Jugore", postimi i çuditshëm i ambasadorit të BE-së në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vizitë në Kosovën Jugore”, postimi i çuditshëm i ambasadorit të BE-së në Kosovë

    Insajderi
    07 June 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka publikuar një fotografi nga autobusi bashkë me ambasadorë të tjerë rrugës për të vizituar siç shkruan ai “Kosovën Jugore”.

    Pavarësisht postimit të çuditshëm, mënyrës së referimit të Kosovës, Szunyog tha se vizita ka për qëllim të dëshmojë nga afër kontributin e BE-së në zhvillim ekonomik.

    “Në rrugë sot. Së bashku me anëtarët e familjes së BE-së, përfshirë ambasadorët, po vizitojmë Kosovën Jugore për të dëshmuar drejtpërdrejt kontributin e BE-së në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ka shkruar ai


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark