Vizitë studimore - Komuna e Dragashit kritikohet se shpenzoi afër 17 mijë euro për t'i dërguar kuvendarët në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vizitë studimore – Komuna e Dragashit kritikohet se shpenzoi afër 17 mijë euro për t’i dërguar kuvendarët në Turqi

    Insajderi
    05 June 2023 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Dragashit ka marrë kritika pasi që ka shpenzuar afro 17 mijë euro për një vizitë studimore në Turqi me delegatët e Kuvendit, për vetëm pesë ditë, shkruan Insajderi.

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Laurat Krasniqi, ka publikuar kontratën në të cilën thuhet se çmimi total që do të paguaj Komuna e Dragashit për vizitën studimore në Turqi, për delegatët e Kuvendit, është 16 mijë e 978 euro.

    Çmimi total i shërbimeve duhet të jetë 16.978.00 euro“, shkruan në kontratë.

    Tutje sipas kontratës së publikuar nga Krasniqi, vizita ka qenë me një periudhë prej pesë ditësh dhe kanë marrë pjesë 26 persona.

    Vizitë studimore në Republikën e Turqisë për delegatët e Kuvendit Dragash – 26 persona – 5 dite, si dhe elemente tjera te specifikuara ne dosjen e tenderit”, thuhet në kontratë.

    Ndërkohë që aktivisti Laurat Krasniqi përpos kontratës së publikuar, ka shkruar se për ta kuptuar gjendjen e një populli, mjafton të shohësh nivelin e përfaqësimit të tij.

    Eh Stambolli, komuna do të paguaj 16,978.00€ për ketë vizitë. Të vije keq, kur e sheh se edhe Lëvizja për te cilën punuam dhe kontribuam nuk po dallon nga subjektet tjera. Për ta kuptuar gjendjen e një populli, mjafton të shohësh nivelin e perfaqësimit të tij”, ka shkruar Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark