Ditën e djeshme, në orët e hershme të mëngjesit është vjedhur arka e xhamisë së Kishnarekës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në facebook.
Sipas njoftimit, imami i xhamisë ka lajmëruar organet e rendit.
“Një vepër e tillë nuk është njerëzore dhe shpresojmë që organet e rendit ta zbardhin këtë rast dhe raste të tilla mos të ndodhin asnjëherë”, thuhet në postim
NJOFTIM!
Me keqardhje ju njoftojmë se me datë 12.05.2023 në orët e herëshme të mëngjesit ka ndodhur një vjedhje në xhaminë e fshatit tonë, ku si pasoj është dëmtuar dera e hyrjes së xhamisë dhe është vjedhur arka e bamirësis nga një person ku për të cilin xhamia posedon video dhe foto të përsonit në fjalë.
Imami i xhamis për këtë rast ka lajmëruar organet e rendit të cilat janë duke u marrur me rastin në fjalë.
Një vepër e tillë nuk është njerëzore dhe shpresojmë që organet e rendit ta zbardhin këtë rast dhe raste të tilla mos të ndodhin asnjëherë.
Ja disa nga videot, të plota për rastin do të postohen më vonë.