Incidenti ka ndodhur në orët e para të së shtunës. Nuk ka pasur viktima të raportuara dhe automjeti është rimarrë nga ana e autoriteteve irlandezo-veriore.
Udhëheqësi i grupit të zjarrfikësve të Irlandës Veriore, Kevin O’Neill ka thënë se të dyshuarit e kishin thyer stacionin dhe vjedhur makinën.
“Rreth orës 04:30 në mëngjes, stacioni Larne ishte thyer dhe një motor zjarri ishte vjedhur. Më pas ky motor zjarri u përplas me disa makina dhe shtëpi në zonën Larne”, deklaroi O’Neill.
Një zëdhënës i Shërbimit Policor të Irlandës Veriore njoftoi se dy burra, 66 dhe 19 vjeçar, janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje në paraburgim.