Dogana e Kosovës dje gjatë ditës ka kontrolluar kompanit HIB Pertrol, Fer Petrol-in dhe Alfa Trade-in, nën dyshime për shmangie taksash dhe manipulim me çmime të derivateve.
Doganierët kanë gjetur se këto kompani ka nxjerrë në shitje për qytetarët derivatet e naftës të parapara për ambasadat në Kosovë. Derivatet e naftës të parapara për nevojat e ambasadave janë të liruara nga akciza.
Nga ky aksion përveç menaxherit të HIB Petrolit i cili përfundojnë në pranga, Gazeta Insajderi ka zbuluar se të arrestuar kanë përfunduar edhe dy biznesmenët Hajdar Hajdari dhe Mehdi Gjoka.
Hajdar Hajdari është pronar i kompanisë Alfa Trade kurse Mehdi Gjoka është pronar i kompanisë Fer Petrol.
Të dy këta biznesmen kanë lidhje të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës.
Hajdar Hajdari është vëllau i Isa Hajdarit, kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit.
Ndërsa, Mehdi Gjoka nga Drenasi është përfituesi i rregullt i tendereve nga qeverisja e Ramiz Lladrovcit.
Gazeta Insajderi ka raportuar dje gjatë ditë se Fatbardh Xhaferi, menaxheri i kontratave në kompaninë e derivateve “Hib Petrol”, është ndaluar pas kontrollit të Doganës në korporatën e biznesmenëve ferizajas.
Dogana e Kosovës sot përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se pas disa kontrolleve doganore dhe inspektim në këto tri kompani që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës kanë gjetur dyshime për shmangie taksash.
Sipas Doganës, dyshohet se këto tri subjekte i kanë shkaktuar dëm shtetit të Kosovës në vlerë prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit.
“Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar ne dokumente te falsifikura nder vite, fillimisht nga keto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi ështe se keto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e Doganës./GazetaInsajderi/