Vjedhja e monumenteve në Gjilan - Policia jep detaje për të dyshuarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhja e monumenteve në Gjilan – Policia jep detaje për të dyshuarin

    Insajderi
    13 February 2025 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar një person për gërmime të paligjshme arkeologjike në Gjilan, shkruan Insajderi.

    Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore nga DHKOKR, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj personit të dyshuar me iniciale (D.H.), nën dyshimin për gërmime të paligjshme në një zonë të mbrojtur arkeologjike.

    “Më datë 13.02.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, është realizuar kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar gjetje arkeologjike të nxjerra në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftim.

    Pas konsultimit me prokurorin e rastit, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

    Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar nga autoritete kompetente, bëri me dije policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark