Vjedhja e rreth 500 mijë eurove, dënohet burgim ish drejtoresha në Ministrinë e Financave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhja e rreth 500 mijë eurove, dënohet burgim ish drejtoresha në Ministrinë e Financave

    Insajderi
    19 March 2024 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-drejtoresha në Ministrinë e Financave, Alda Klosi, është dënuar me 20 muaj burgim për rastin e vjedhjes së mbi 462 mijë eurove.

    Me rreth 4 vjet është dënuar edhe pastruesja e Klosit, Rozeta Dobi e edhe djali i saj, Havier Dobi me 3 vjet.

    Mediat në Shqipëri shkruajnë se më 15 tetor të 2022-s është vërtetuar vjedhja e një shumë prej 462 mije euro, 300 mijë lekë të reja dhe 15 mijë dollarë.

    Organi hetues deklaroi se shuma që u grabit në banesën e saj nga pastruesja Alda Klosi, nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme.

    Gjithashtu hetuesit bënë të ditur se po hetohet edhe pasuria e të dënuarës, Aloda Klosit./TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark