Një rast i vjedhjes së rëndë dyshohet të ketë ndodhur në një shtëpi në fshatin Obrançë të Podujevës.
Dyshohet se janë vjedhur para dhe stoli ari, të dyshuarit ende nuk janë kapur.
Për Insajderin ka folur edhe zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj e cila konfirmoi se rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.
“Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”, prokurori i rastit ka autorizuar policin për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve”, tha ajo shkurt.