Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion nga një femër B. L., se në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, në një shtëpi private, ka ndodhur një rast vjedhje.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personit – personave të dyshuar si dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com