
Rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, një mashkull kosovar ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij.
Sipas raportit të policisë, nga shtëpia janë vjedhur stoli ari, bizhuteri të ndryshme dhe gjësende të tjera personale me vlerë të konsiderueshme.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat po e hetojnë rastin. Për këtë vjedhje është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Hetimet mbi rastin janë në vazhdim.
VJEDHJE E RËNDË
Prishtinë / 25.08.2025 – 03:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur: stoli ari dhe bizhuteri te ndryshme, po ashtu gjesende të tjera personale në Vlerë të konsiderueshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.