Vjedhje e rëndë në Prishtinë, policia nis hetimet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje e rëndë në Prishtinë, policia nis hetimet

    Insajderi
    04 February 2025 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Prishtinë, ku është vjedhur një kasafortë nga shtëpia e një viktime mashkull kosovar.

    Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 shkurt 2025, në rrugën “Kosturi” në Prishtinë.

    Në kasafortën e vjedhur ndodhej një pistoletë dhe tre karikatorë me nga 15 fishekë secili, të cilat i përkisnin viktimës, e cila kishte leje për armën.

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin dhe po vazhdon me veprimet e nevojshme për të identifikuar dhe ndaluar autorët e vjedhjes.

    Rasti është nën hetim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark