Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy personave që po dyshohen se kanë vjedhur në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur me datën 05.02.2024, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192, bën me dije policia.