Policia e Kosovës ka bërë me dije se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një objekt në Lipjan dhe kanë vjedhur disa para të imta.
Pas raportimit për rastin, njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët.
Hetimet janë duke vazhduar dhe do të merren të gjitha masat e nevojshme për procedurat e mëtejshme.