Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Vushtrri, ku dyshohet se kanë vjedhur para dhe stoli ari.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se në shtëpinë e tij, në dhomën e fjetjes iu kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në konfirmim.