Policia në Pejë ka njoftuar për dy raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në fshatrat Treboviq dhe Bllagajë të Pejës.
Sipas policisë, më 29 dhjetor, rreth orës 22:40, Policia është informuar për një vjedhje në një shtëpi në fshatin Treboviq.
Bazuar në ankuesin, person(a) të dyshuar kanë depërtuar me forcë në shtëpi dhe kanë vjedhur: Një shumë të konsiderueshme parash, stoli ari, një telefon mobil.
Në të njëjtën datë, rreth orës 22:40, është raportuar një tjetër rast në fshatin Bllagajë.
Sipas të dëmtuarit, kur janë kthyer në shtëpi, kanë gjetur derën e hyrjes të hapur dhe shtëpinë të demoluar. Nga aty janë vjedhur: Një shumë e konsiderueshme parash, stoli ari.
Pas një pune intensive hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, më datë 31.12.2024, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për këto raste.
“I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.