Vjedhje tek një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, policia arreston njërin nga hajnat pak minuta pas rastit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje tek një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, policia arreston njërin nga hajnat pak minuta pas rastit

    Insajderi
    21 January 2025 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në mesditë është grabitur një institucion mikrofinanciar në Prishtinë. Policia ka arritur të arrestoj një person të përfshirë në rastin.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar/maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash”, bëhet e ditur Ahmeti.

    Tutje Ahmeti ka thënë se Policia ka arrtiur ta arrestojë njërin prej personave të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit.

    Sipas Policisë personat e njëjtë dyshohet se të jenë të përfshirë në grabitjen e armatosur që ndodhi me datën 17 janar 2025, në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë.

    “Reagimi i shpejtë i zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e njërit prej personave të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit. Personi i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar. Personat e njejtë dyshohet të jenë të përfshirë në grabitjen e armatosur që ndodhi me datën 17 janar 2025, në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti./21Media


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark