Vjehrra tenton të helmojë nusen në ditën e saj të dasmës - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Vjehrra tenton të helmojë nusen në ditën e saj të dasmës

    Insajderi
    05 September 2021 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur bëhet fjalë për dasmat, të gjithë shpresojnë se një ditë kaq e veçantë do të kalojë pa probleme, por papritur një dramë krijohet nga hiçi.

    Ndoshta një shoqëruese e nuses ose dhëndri do të heqë dorë papritur nga ceremonia ose ndonjë mysafir mund të dehet gjatë gostisë dhe të krijojë skena të pahijshme.
    Por ky rast i kalon të gjitha parashikimet, kur vjehrra përpiqet të helmojë nusen. Historia është ndarë në rrjetin social Tik Tok.

    Nusja e quajtur Callie, tregoi se gjithçka dukej mirë por një porosi e paplanifikuar nga një pastiçeri i doli para.

    Nëna e dhëndrit tha se ajo kishte porositur kekë për dasmë për t’u siguruar se do të kishte ëmbëlsira për të gjithë.

    Callie, tregon se si dhëndri e vuri re kokosin mbi tortë dhe i bërtiti të ëmës: Mami ti e di se ajo është alergjike. Video është bërë virale në rrjet edhe është klikuar mijëra herë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark