Vjen dokumentari për princeshën Diana - Insajderi
×
Kulturë

Vjen dokumentari për princeshën Diana

Insajderi
10 July 2017 - 15:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Duka i Cambridge dhe vëllai i tij princi Harry do të flasin për herë të parë për figurën e Dianës si nënë në dokumentarin e ri i cili do të shfaqet më vonë gjatë këtij muaji.

Siç raporton Telegraph, në një dokumentar që do të shfaqet së shpejti në rrjetin ITV – me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së princeshës, të dy do të sjellin kujtimet e ëmbla të fëmijërisë në shoqërinë e Lady Diana.

“Ishte mamaja jonë dhe është ende sot, më e mira në botë. Na ka mbushur me dashuri”, thonë djemtë.

Ndërsa princi Harry shton se “Ajo ishte prej prindërve më çapkënë”.

Në dokumentarin me metrazh të shkurtër me titullin “Diana, Our mother: Her Life and Legacy” – princi William ka treguar se sensi i humorit të mamasë së tij ka ardhur pjesërisht për shkak se ajo ka qenë e vetëdijshme për jetën jashtë kufizimeve të jetës së protokollit dhe detyrave mbretërore.

“Ishte shumë e qeshur. Kishte një sjellje joformale dhe i dëshironte shumë të qeshurat dhe argëtimin. E kishte kuptuar që ishte një jetë reale jashtë mureve të Pallatit”.

Thëniet e Dukës së Cambridge, që në dokumentar kujton nënën e tij duke shfletuar një album të vjetër me fotografi, janë sipas mënyrës së tij historike, duke qenë se në prill 2017 William deklaroi se nuk ia kishte dalë të përballej me vëllanë e tij në mënyrë të plotë dhe të qetë mbi vdekjen e Dianës, shenjë që ajo ngjarje për ata është ende një lloj tabuje, një traumë.

Siç shpjegon Jo Clinton-Davis, në krye të seksionit të fakteve në ITV, nga portreti intim dhe emocional i ofruar nga William dhe Harry – së bashku me disa kujtime të miqve dhe familjarëve – do të dalë një figurë “e freskët dhe një portret përfundimtar i princeshës Diana, një person unik që preku jetën e miliona njerëzve”.

Nick Kent, producent ekzekutiv i punës, njoftoi gjithashtu se ata do të shohin figurën e Lady D në mënyrë të paparë më herët, përmes syve të dy njerëzve siç janë William dhe Harry, të cilët e kanë njohur më mirë se kushdo tjetër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark