Vjen edhe një lajm i keq nga SHBA’ja, ka të bëjë me kompanitë amerikane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen edhe një lajm i keq nga SHBA’ja, ka të bëjë me kompanitë amerikane

    Insajderi
    15 August 2024 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka ka thënë se raportet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së, po ndikojnë edhe në investimet e huaja.

    Ai ka thënë se ka raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova.

    “Kemi raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me kompani nga Kosova për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në dy tri vitet e fundit dhe kjo sërish për shkak të tensioneve në veri të vendit. Pasiguria juridike dhe fizike që përçohet nga vendi ynë kanë ndikim në marrjen e investimeve të huaja meqë janë faktorë të rëndësishëm dhe merren parasysh nga investitorët potencial”, ka thënë Zeka në Tëvë1.

    Ai ka thënë se arritja e një marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte në dobi edhe të investimeve nga jashtë, ndërsa e ka vlerësuar jetik koordinimin e qeverisë me aleatët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark