Vjen edhe reagimi i Erdogan ndaj planit të Trump për t'i dhënë fund luftës në Gaza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vjen edhe reagimi i Erdogan ndaj planit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza

    Insajderi
    30 September 2025 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të martën vlerësoi “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pasi udhëheqësi amerikan siguroi mbështetjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një propozim paqeje të sponsorizuar nga SHBA-të.

    Pas bisedimeve midis Trump dhe Netanyahu në Uashington, Shtëpia e Bardhë publikoi një plan 20-pikësh që do të shihte një armëpushim të menjëhershëm, një shkëmbim të pengjeve të mbajtura nga Hamasi për të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli, një tërheqje të organizuar të Izraelit nga Gaza, çarmatosjen e Hamasit dhe një qeveri kalimtare të udhëhequr nga një organ ndërkombëtar.

    Por nuk ishte e qartë nëse Hamasi do ta pranonte marrëveshjen.

    “Unë përgëzoj përpjekjet dhe lidershipin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump që synojnë ndalimin e gjakderdhjes në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdogan, i cili u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë në gjashtë vjet javën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces “me qëllim vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të pranueshme për të gjitha palët”, shtoi ai në X.

    Kujtojmë se Turqia ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të sulmit dyvjeçar të Izraelit në Gaza, të cilin e quan “gjenocid”.

    Ajo ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin, ka kërkuar veprime ndërkombëtare kundër Netanyahut dhe qeverisë së tij dhe ka bërë thirrje të përsëritura për një zgjidhje me dy shtet

    Një burim nga Ministria e Jashtme turke tha vonë të hënën se Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan – përmes një telefonate – kishte diskutuar propozimin e Trump me homologët e Arabisë Saudite, Katarit dhe Jordanisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark