Vjen lajmi i shumëpritur, bien çmimet e derivateve në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vjen lajmi i shumëpritur, bien çmimet e derivateve në Kosovë

    Insajderi
    13 April 2022 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimet e naftës dhe derivateve në Kosovë, në muajin e fundit kishin arritur  në nivelin më të lartë që nga paslufta.

    Megjithëse ende vazhdojnë të jenë çmimet, sot qytetari i Kosovës për një litër naftë paguan mbi 1.50 euro.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve deklaroi se aktualisht ka një rënie të lehtë të çmimeve.

    “Një litër naftë sot ka kushtuar 1.55 euro, ndërsa benzina ka kushtuar 1.38 euro.”, ka deklaruar Berjani.

    Sipas tij, këto çmime nuk mund të specifikohen se a do të bien në ditët në vijim.

    “Për çmimet aktuale në vendin tonë nuk mund të themi se do të bien apo do të ngriten, sepse krejt kjo varet nga Berzha ndërkombëtare. Vlen të themi se këto çmime janë më të ulëtat në rajon. Aktualisht kemi një rënie të lehtë të këtyre çmimeve”, tha Berjani për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark