Vjen menjëherë një reagim pozitiv nga SHBA, pas gatishmërisë së Zelenskyt për marrëveshje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vjen menjëherë një reagim pozitiv nga SHBA, pas gatishmërisë së Zelenskyt për marrëveshje

    Insajderi
    04 March 2025 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senatori republikan, Lindsey Graham, i cili ishte jashtëzakonisht kritik ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes në Shtëpi të Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, ka qenë ndër të parët që ka reaguar pozitivisht për qëndrimin e Zelenskyt.

    Zelensky shprehu gatishmëri për arritjen e marrëveshjes dhe tha seishte për të ardhur keq ajo që ndodhi në Shtëpi të Bardhë, shkruan Insajderi.

    Graham ka bërë një “like” për qëndrimin e Zelenskyt dhe ka thënë se “Ditë të mira na presin”.

    Çka tha Zelensky?

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur keqardhje për përplasjen me presidentin amerikan, Donald Trump, në Zyrën Ovale.

    Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte”, shkruan ai në një postim në X, sipas BBC, përcjell Insajderi.

    Është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Është koha t’i rregullojmë gjërat“.

    Ai përsëriti “angazhimin e Ukrainës për paqen“, duke shtuar se “askush nga ne nuk dëshiron luftë të pafund“.

    Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur për të sjellë paqen e qëndrueshme më afër“, deklaron tutje i pari i Ukrainës.

    Askush nuk dëshiron paqen më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi gati të punojmë nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur një paqe që zgjat“, shton presidenti ukrainas.

    Zelensky tutje thotë se fazat e para në përfundimin e luftës duhet të përfshijnë “lirimin e të burgosurve dhe armëpushimin në qiell – ndalimin e raketave, dronëve me rreze të gjatë, bombave mbi energjinë dhe infrastrukturën tjetër civile – dhe armëpushimin në det menjëherë, nëse Rusia bën të njëjtën gjë“.

    Presidenti Zelensky në rreshtat e fundit të deklaratës së tij përsërit mirënjohjen e Ukrainës për mbështetjen e mëparshme të SHBA ndaj tyre.

    Ne e vlerësojmë me të vërtetë sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj”, shkruan ai në X.

    Dhe ne kujtojmë momentin kur gjërat ndryshuan kur Presidenti Trump i dha Ukrainës Javelins. Ne jemi mirënjohës për këtë“, tha presidenti.

    Ai thotë gjithashtu se Ukraina është “gati” për të nënshkruar marrëveshjen e propozuar nga SHBA për mineralet. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark