Vjen njoftimi i fundit nga Pentagoni: Forcat ruse po përpiqen t’i afrohen Kievit... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vjen njoftimi i fundit nga Pentagoni: Forcat ruse po përpiqen t’i afrohen Kievit…

    Insajderi
    28 February 2022 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se forcat ruse po përpiqen të afrohen më pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, por ende janë jashtë qendrës së qytetit.

    “Por qartësisht ne vazhdojmë t’i shohim forcat ruse të lëvizin përpara – ose të përpiqen të afrohen në mënyrë që të mund të lëvizin në Kiev nga toka,” Kirby gjatë një konference në Pentagon të hënën.

    “Ne ende vlerësojmë se ata janë jashtë qendrës së qytetit dhe, siç e dimë qartë, se ata kanë synime në lidhje me Kievin. Ukrainasit po rezistojnë në mënyrë mjaft efektive rreth Kievit. Ata e kanë bërë një pengesë të vështirë për rusët që të lëvizin më në jug,” shtoi ai.

    Kirby nuk mund të thoshte konkretisht se një autokolonë ruse që është parë në imazhet satelitore është nisur për në Kiev, por ai tha se “duket qartë, thjesht në mënyrë anekdotike, si vetëm një pjesë e dëshirës së tyre për të vazhduar lëvizjen në kryeqytet”, transmeton CNN.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark