Vjen reagimi nga KESCO: Rritja e faturave është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen reagimi nga KESCO: Rritja e faturave është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike

    Insajderi
    26 December 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas shumë ankeave nga qyetarët, KESCO ka dalur me një reagim publik lidhur me fatyrat e larta të energjisë elektrike këtë muaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas njoftimi të tyre, rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike.

    “KESCO njofton konsumatorët dhe opinionin publik që nuk ka pasur rritje të tarifave fundore”, thuhet tutje në njoftim.

    Komunikata e plotë:

    KESCO njofton konsumatorët dhe opinionin publik që nuk ka pasur rritje të tarifave fundore. Tarifat e energjisë elektrike janë rishikuar dhe rritur afërsisht 15% krahasuar me tarifat 2022-2023, me vendim të ZRrE-së, më 1 prill 2023.

    Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kWh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve. Shih Vendimin e ZRrE-së.

    /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark