Vjen reagimi i KFOR-it, për sulmet e fundit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjen reagimi i KFOR-it, për sulmet e fundit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

    Insajderi
    15 April 2022 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KFOR-i ka dënuar ashpër sulmet e fundit ndaj policëve në veri të vendit, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur Policinë e Kosovës në rast se paraqitet kërkesa për një gjë të tillë dhe nëse shihet e nevojshme.

    Një zyrtar i KFOR-it i tha se presin nga palët që të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve të mëtutjeshme.

    “Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe kërkohet. Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive, dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”- tha zyrtari i KFOR-it.

    Katër sulme të sinkronizuara kanë ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit në tri ditët e fundit. I fundit ka qenë mëngjesin e sotëm ku patrullat policore janë sulmuar me granatë dore dhe kallashnikov AK 47, mirëpo falë mjeteve të blinduara nuk ka pasur policë të lënduar. Sulmet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti u quajtën terroriste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark