Vjen reagimi i Ramush Haradinajt pas deklaratës së Limajt për koalicionin me Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen reagimi i Ramush Haradinajt pas deklaratës së Limajt për koalicionin me Kurtin

    Insajderi
    21 February 2025 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj i cili nga zgjedhjet e 9 shkurtit fitoi 3 ulëse në Kuvendin e Kosovës nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

    Ai tha se është i gatshëm të ulet me këdo që e thërret në tavolinë, por vetëm për interes nacional, përfshirë Kurtin.

    Pas kësaj deklarate të Limajt ka reaguar partneri i tij në koalicion, Ramush Haradinaj.

    “E keqja ka emër – Albin Kurti”, ka shkruar ai në Facebook.

    Theksojmë se bazuar në rezultatet e deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga lista e AAK-së dhe Nismës, 5 deputetë do t’i ketë AAK-ja: Ramush Haradinajn, Daut Haradinajn, Time Kadrijajn, Bekë Berishën e Lahi Brahimajn, e tre deputetë Nisma: Fatmir Limajn, Arbreshë Krasniqin e Xhevahire Izmakun.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark