Vjen reagimi nga Nisma pas deklaratave të Lushtakut për fundin politik të Fatmir Limajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen reagimi nga Nisma pas deklaratave të Lushtakut për fundin politik të Fatmir Limajt

    Insajderi
    25 February 2025 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Skenderajt Sami Lushtaku kishte folur për intervistën e Fatmir Limajt, i cili e la të hapur mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, çka shkaktoi debat të gjerë në vend.

    Sipas Lushtakut, nëse ai shkon me Kurtin, do të merte fund politikisht

    Paralajmërimi i tij ka nxitur reagime në kampin e Nismës Socialdemokrate.

    Arbëreshë Krasniqi, deputete e ardhshme e Nismës Socialdemokrate, tha se për fundin politik të liderit të Nismës vendos vet partia.

    “Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht ju votuesit e Nismës dhe të vizionit politik të Fatmir Limajt, Ju që, edhe kur të tjerët e dëshironin dhe punuan për fundin politik të Limajt, ne nuk lejuam, dhe për këtë pjesë prapë vendosim ne”, ka shkruar ajo në Facebook.

    “Rikthimi i Limajt në Kuvendin e Republikës së Kosovës disa eksponentëve politik iu ka dhimbur, por mos harroni…”, ka thënë Kransiqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark