×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Vjen treni i parë në botë me hidrogjen

    Insajderi
    25 September 2016 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania franceze “Alstom” prezantoi këtë javë në panairin “InnoTrans”në Berlin trenin e parë në botë me hidrogjen për pasagjerë. Ai quhet “Coradia iLint” dhe  do të vihet në shërbim në dhjetor të vitit 2017.

    Ai është një tren elektrik, i cili operon me një rezervuar karburanti me hidrogjen në çatinë e tij. Ky tren dhe të tjerët si ai, që do të vijnë në të ardhmen, kanë për qëllim të reduktojnë emetimin e gazrave nga transporti, shkruan gazeta gjermane “Die Welt.

    “Coradia iLint” do të jetë i pari i këtij lloji për të transportuar pasagjerë, pasi shumica e risive të tjera në teknologjinë hydrail janë përqendruar në transportin e mallrave.

    Për shkak të motorit të tij elektrik, Coradia iLint është shumë më i qetë se trenat tradicionalë me naftë, shpejtësia e të cilit arrin në 140km/h./Insajderi.com

    treniii

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark