Klubet e natës në Vjenë nuk do të detyrohen që të paguajnë taksën prej 15 për qind nga fitimi, pasi sipas gazetës austriake “Der Standart” qeveria lokale ka vendosur ta bëjë këtë klasifikim pas një debati të gjatë.
Mediat austriake kishin raportuar më herët se autoritetet lokale kishin vendosur një taksë për klubet e natës, duke e emëruar atë “taksë për vallëzim”.
Madje vitin e kaluar në një nga klubet e natës në Vjenë, kur po luante Parov Stelar ishte detyruar të paguante 10 mijë euro dënim, për shkak se njerëzit kishin kërcyer shumë.
Kjo kishte ngjallur reagime të ashpra tek “clubberat” në Vjenë duke e cilësuar këtë si një taksë të pashpjegueshme./Insajderi.com