Vjosa Osmani ia merr edhe 33 anëtarë LDK-së në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjosa Osmani ia merr edhe 33 anëtarë LDK-së në Mitrovicë

    Insajderi
    27 December 2020 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i u.d së presidentit Faton Peci ka njoftuar se 33 anëtarë të LDK’së në Mitrovicë i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.

    Peci ka shkruar se pas pak ditësh do të shkojnë të Mitrovicë për t’u takuar në çdo lagje e fshat.

    Në fotografinë e postuar nga ai shihet edhe Vjosa Osmani prezente në këtë ngjarje.

    Shkrimi i plotë:

    Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë.

    Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin.

    Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat.

    Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.

    Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët.

    Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.

    Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën! /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark