Ende nuk dihet se cili është qëndrimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për marrëveshjen e nënshkruar sot në Bruksel me Serbinë për çështjen e targave dhe atë të veriut.
Kjo pasi që Osmani nuk e ka folur asnjë fjalë për marrëveshjen në fjalë, ani pse kanë kaluar disa orë që prej vënies së firmës në të nga pala serbe dhe ajo kosovare në Bruksel, shkruan lajmi.net.
Ende nuk dihet se cilat janë arsyet pse kryetarja e shtetit nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për këtë çështje, kur dihet se gjatë ditëve të fundit ajo ka qenë mjaftë e përfshirë në thirrje për shtensionim të situatës, dhe reagim nga fuqitë ndërkombëtare për aktet kriminale të serbëve në veri.
Osmani nuk ka reaguar as për refuzimin e qeverisë Kurti për gaz-sjellësin amerikan, projekt për të cilin ajo kërkonte me ngulm që të miratohet.
E parja e shtetit nuk dihet nëse ka ndonjë pakënaqësi me formën e veprimit të kryeministrit Kurti, mirëpo që veprimet e deritanishme janë të çuditshme.
Marrëveshja e sotme në Bruksel nga opozita dhe akterë të shumtë të opozitës është cilësuar si “kthim prapa” dhe “dorëzim i sovranitetit”.
Madje qarqe të shumta në Serbi, marrëveshjen në fjalë e kanë cilësuar si fitore për Beogradin.
Marrë parasysh pikat e marrëveshjes, Policët Specialë të Kosovës që nga e shtuna do të tërhiqen nga Bërnjaku dhe Jarinja.
Atje për dy javë rresht do të qëndrojnë ushtarët e KFOR-it.