Vjosa Osmani bashkë me Prindon Sadriun shkojnë në SHBA për Asamblenë e OKB-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani bashkë me Prindon Sadriun shkojnë në SHBA për Asamblenë e OKB-së

    Insajderi
    17 September 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.

    Osmani është ftuar së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

    “Ndërkaq, Zotëria i Parë, gjithashtu është ftuar të marrë pjesë në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

    Sipas njoftimit të presidencës, Osmani pritet të diskutojë me homologët e saj për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata të tjerë ndërkombëtare.

    Presidenca po ashtu njofton se Osmani do të takojë edhe mërgatën shqiptare në Amerikë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark