Vjosa Osmani ka kaq vota më pak se sa partia në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Vjosa Osmani ka kaq vota më pak se sa partia në Prishtinë

    Insajderi
    09 October 2019 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është siguruar lista e 10 kandidatëve më të votuarve të LDK-së në Prishtinë. Vjosa Osmani ka marrë më së shumti vota, e menjëherë pas saj është Lumir Abdixhiku.

    Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare e vendosin Lidhjen Demokratike të Kosovës në vendin e dytë në Prishtinë.

    Dikur bastioni i LDK-së, kryeqyteti i Kosovës, është marrë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila mori rreth 4700 vota më shumë LDK-ja. Kaq vota ishte diferenca mes dy partive edhe në nivel të vendit, shkruan Express.

    LDK-ja ka marrë 32.636 vota në Prishtinë e më e votuara është kandidatja për kryeministre e partisë, Vjosa Osmani. Ajo ka marrë 25.869 vota.

    Pas saj është Lumir Abdixhiku, i cili në listë mbante numrin 4, e në Prishtinë është votuar nga 10.035 qytetarë.

    I treti më i votuar është anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, i cili në listë ishte menjëherë pas Osmanit. Shala ka marrë 7.991 vota në kryeqytet.

    Pas tij vjen Avdullah Hoti me 5.510 vota dhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

    Zëdhënësi i LDK-së, njëherësh anëtari i kryesisë e kryetar i degës së katërt të LDK-së, Besian Mustafa, ka marrë 5.511 vota. Ai ka garuar për herë të parë për deputet.

    Pas Mustafës, renditet deputet i shumë legjislaturave, Anton Quni, të cilin e kanë votuar 4.463 qytetarë në Prishtinë.

    I teti në listën e më të votuarve të LDK-së është ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, i cili është kryetar i degës së parë të LDK-së. Beqiri ka marrë 3.082 vota.

    Dhjetëshen e LDK-së në kryeqytet e përmbyllin kandidati Florian Dushi me 2.367 vota dhe ish-deputetja e legjislaturës së kaluar, Doruntinë Maloku me 2.214 vota.

    LDK ka fituar 32.50 për qind të votave në Prishtinën që e ka udhëhequr për 13 vjet, ndërsa e para ka dalë LVV me 37.23 për qind.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark