Në një intervistë dhënë për fundvit, presidentja, Vjosa Osmani, ka bëri thirrje të fortë kundër dhunës ndaj grave, duke dhënë një mesazh frymëzues dhe mbështetës.
Ajo ka apeluar gratë që të mos e tolerojnë dhe durojnë dhunën.
“Mos e duroni dhunën, sepse gjithmonë ekziston një zgjidhje që është shumë më e mirë. Ndoshta në një moment nuk duket e lehtë, por në afatgjatë ajo është zgjidhja më e mirë për nënën dhe për fëmijët. Largimi nga një situatë e dhunshme gjithmonë shpëton jetë, sepse asnjëherë durimi i dhunës nuk ka krijuar familje të lumtura”, ka thënë presidentja.