Vjosa Osmani në Shtëpi të Bardhë, tregon mesazhin e amerikanëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Vjosa Osmani në Shtëpi të Bardhë, tregon mesazhin e amerikanëve

    Insajderi
    15 October 2019 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës është pritur sot nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

    Osmani, me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se aty është pritur nga John Erath, që është Drejtor për Europë në Shtëpinë e Bardhë.

    “Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook, transmeton Insajderi.

    “Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”.

    Kosova është në pritje të formimit të një qeverie të re që do të përballet me shumë sfida, e njëra ndër to është edhe dialogu me Serbinë. SHBA tani ka bërë të ditur se do të përfshihet në këtë dialog dhe ka emëruar Richard Grenellin si ndërmjetësues special./GazetaInsajderi/

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1466763540152572/?type=3&theater

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark